OPERACIONI “HOLD ON”/ ZBULOHET CALL CENTER MASHTRUES NË TIRANË, 4 TË ARRESTUAR DHE 49 TË PROCEDUAR

OPERACIONI “HOLD ON”/ ZBULOHET CALL CENTER MASHTRUES NË TIRANË, 4 TË ARRESTUAR DHE 49 TË PROCEDUAR

Policia ka zbuluar një call center në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku dyshohet se kryhej veprimtari e mashtrimit kompjuterik. Në kuadër të operacionit të koduar “Hold on”, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar si organizatorë dhe drejtues të aktivitetit.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, të arrestuarit janë Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari, të cilët dyshohet se administronin dhe drejtonin grupet e punonjësve në këtë aktivitet të paligjshëm.

Në të njëjtën kohë, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 49 punonjës, të kapur në ambientet e call center-it gjatë punës.

Gjatë operacionit, forcat e policisë kanë sekuestruar gjithsej 107 pajisje elektronike, përfshirë 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad, si dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për mashtrime kompjuterike dhe që pritet të shërbejnë si prova në hetim.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja është realizuar pas informacioneve operative dhe hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit vijojnë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *