SULMUESI I EGNATIAS TRANSFEROHET TE PRISHTINA, SULMUESI BASHKOHET ME SKUADRËN E ORGES SHEHIT

SULMUESI I EGNATIAS TRANSFEROHET TE PRISHTINA, SULMUESI BASHKOHET ME SKUADRËN E ORGES SHEHIT

Ish-sulmuesi i Egnatia, Kastrioti Selmani, pritet të vijojë karrierën te Prishtina, e drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Sipas “Gazeta Olle”, 27-vjeçari, i cili është shpallur më herët kampion me Egnatian, ka arritur marrëveshjen me klubin nga kryeqyteti i Kosovës. Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Prishtina po vijon punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, ndërsa afrimi i Selmanit shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv. Sulmuesi pritet t’i shtojë skuadrës shpejtësi dhe kreativitet në fazën e sulmit.

Me këtë lëvizje, Selmani rikthehet në Superligë me synimin për të qenë një nga lojtarët kyç në projektin e ri të Prishtinës nën drejtimin e Orges Shehit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *