Një video që po qarkullon në media dhe rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te situata e tensionuar në Bregun Perëndimor, pas një incidenti të armatosur ku humbi jetën një foshnjë palestineze.
Sipas raportimeve, foshnja 7-muajshe Sam Abu Haykal është goditur në kokë gjatë të shtënave ndaj automjetit me të cilin po udhëtonte së bashku me prindërit e tij. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe nëna dhe babai i fëmijës.
Pamjet e publikuara më vonë nga organizata për të drejtat e njeriut B’Tselem tregojnë momentet pas incidentit, ku babai i foshnjës shihet duke e mbajtur në krahë dhe duke u përpjekur të ndalojë gjakderdhjen, ndërsa nëna e plagosur ndodhet pranë vendit të ngjarjes duke pritur ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta dhe ka rindezur diskutimet mbi përshkallëzimin e dhunës në rajon, ndërsa autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet dhe verifikimet mbi rrethanat e incidentit.
