BE DREJT REFORMËS SË DIPLOMACISË/ FRANCA DHE GJERMANIA PROPOZOJNË RISHIKIM TË THELLË TË EEAS

BE DREJT REFORMËS SË DIPLOMACISË/ FRANCA DHE GJERMANIA PROPOZOJNË RISHIKIM TË THELLË TË EEAS

Franca dhe Gjermania po shqyrtojnë mundësinë e një reforme të thellë të shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, me qëllim forcimin e aftësisë së bllokut për t’u përballur me krizat gjeopolitike.

Sipas raportimeve të “Financial Times”, Parisi dhe Berlini, së bashku me disa kryeqytete të tjera evropiane, po diskutojnë propozime që mund të çojnë në rishpërndarjen e kompetencave të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, si dhe të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

EEAS, struktura diplomatike e Bashkimit Evropian me një buxhet vjetor rreth 1 miliard euro, mund të pësojë ndryshime të rëndësishme në organizim dhe kompetenca.

Sipas zyrtarëve të lartë të cituar në raport, një nga opsionet në diskutim është transferimi i disa përgjegjësive nga EEAS drejt Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare, me synimin për të rritur efikasitetin në vendimmarrje dhe reagim ndaj krizave ndërkombëtare.

Shërbimi diplomatik i BE-së u krijua rreth 15 vite më parë për të unifikuar politikën e jashtme të bllokut, por zhvillimet e fundit globale kanë shtuar presionin për reforma strukturore. Deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, ndërsa diskutimet mes vendeve anëtare vijojnë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *