OPERACIONI “DËRGESA” NË DIBËR/ KONTRABANDË ME PIJE FRESKUESE NGA MAQEDONIA E VERIUT, ARRESTOHET 38-VJEÇARI, NË KËRKIM VËLLAI I TIJ

OPERACIONI “DËRGESA” NË DIBËR/ KONTRABANDË ME PIJE FRESKUESE NGA MAQEDONIA E VERIUT, ARRESTOHET 38-VJEÇARI, NË KËRKIM VËLLAI I TIJ

Një operacion i Policisë së Dibrës ka goditur një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, duke çuar në pranga një 38-vjeçar, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Dërgesa” u finalizua pas hetimeve të kryera nga strukturat përkatëse, ndërsa janë proceduar penalisht edhe tre punonjës të Doganës në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë kontrollit të një furgoni tip “Benz”, i ndaluar në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, efektivët konstatuan dhe sekuestruan 762 koli me pije freskuese, të cilat transportoheshin pa dokumentacionin përkatës shoqërues.

Kontrollet vijuan më tej në banesën e të dyshuarit, si edhe në një automjet tjetër tip “Volkswagen”, ku u gjetën edhe 1.296 koli të tjera me pije freskuese, si dhe 638 kuti me produkte ushqimore, kryesisht salcë, të dyshuara se ishin futur në vend në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, policia arrestoi në flagrancë shtetasin me inicialet E.H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest të Maqellarës, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim vëllai i tij, L.H., i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë aktivitet të paligjshëm. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i Policisë Dibër:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”, ku u godit një rast i kontrabandës së mallrave. U kap në flagrancë në aksin rrugor “Maqellarë–Bulqizë”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Procedohen penalisht 3 doganierë të PKK Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara dhe 2 automjete. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. H. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, furgon, u gjetën 762 koli me pije freskuese pa faturë shoqëruese. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e banesës dhe në një automjet tjetër tip “Volksëagen”, u gjetën 1296 koli me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore (salcë). Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest, Maqellarë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi L. H.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy vëllezërit kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme, duke shmangur procedurat e kontrollit dhe deklarimit doganor.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasit B. C., 43 vjeç; Sh. K., 60 vjeç; dhe F. M., 48 vjeç, të tre me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *