Në vend të urimit! Ka kohë që të themi që duhet të ikësh nga posti që mban. Ke bërë shumë zullume, ke shumë haqe për të larë. Ndaj ik! Jep dorëheqjen!Ik për të mirën e Shqipërisë! Ik për të mirën e shqiptarëve! Nuk të besojnë më!Nuk të duan më!I zhgënjeve, i largove nga vendi, i tradhëtove aspiratat e tyre! Nuk të ka mbetur më as moral, as dinjitet dhe nuk ke as legjitimitet për të drejtuar punët e vendit.Forca, dhëmbët, presionet dhe manipulimet nuk pijnë më ujë.Ik, shiko shëndetin! Hap rrugën, sepse nëse nuk e bën, kjo do të ndodhë.Kjo është kartolina ime për ty dhe kuptoje që nuk ta them sepse më dhimbsesh, por sepse mendoj që pak arsyetim dhe reflektim të nevojitet. Këshillën e ke falas: ik dhe bjeri pas shëndetit, sepse më duket se po të le. Substancat, sahanlëpirësit dhe servilët nuk do të ta zhbëjnë realitetin, ato thjesht po të zgjasin agoninë.
Gentian Çala


