MALIQ/ ZJARR NË NJË BANESË NË VLOCISHT, SHKAKTOHEN DËME TË SHUMTA MATERIALE

MALIQ/ ZJARR NË NJË BANESË NË VLOCISHT, SHKAKTOHEN DËME TË SHUMTA MATERIALE

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vlocisht, në bashkinë Maliq, gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në banesat përreth. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë rrjeti elektrik i amortizuar, i cili ka shkaktuar një shkëndijë dhe më pas përhapjen e flakëve.

Policia dhe autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *