MOURINHO RIKTHEHET TE REAL MADRID? “SPECIAL ONE” NDEZ ZËRAT PAS DEKLARATËS SË FUNDIT

MOURINHO RIKTHEHET TE REAL MADRID? “SPECIAL ONE” NDEZ ZËRAT PAS DEKLARATËS SË FUNDIT

Real Madrid është kthyer në një “bombë” të vërtetë këtë sezon, me tensionet në skuadër që po prodhojnë lajme pa fund. Episodi më i fundit lidhet me Kylian Mbappé, i cili sipas raportimeve ka sulmuar hapur Arbeloa-n, duke shtuar edhe më shumë krizën brenda klubit madrilen.

Situata në dhomat e zhveshjes duket e tensionuar prej kohësh, pasi më herët pakënaqësi kanë shfaqur edhe Vinícius Júnior, ndërsa nuk mungoi as përplasja e fortë mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Në Spanjë po qarkullon bindja se klubi ka nevojë për një trajner me personalitet të fortë për të rikthyer qetësinë dhe disiplinën në skuadër. Sipas mediave iberike, presidenti Florentino Pérez ka zgjedhur tashmë pasuesin ideal: José Mourinho.

“Special One” pritet të rikthehet në Madrid menjëherë pas përfundimit të sezonit, ndërsa vetë Mourinho nuk mohoi kontaktet kur u pyet mbi një ofertë nga Reali.

“Po, është e vërtetë që kam marrë një ofertë, por nga Benfica për të rinovuar kontratën, jo nga Reali. Gjithsesi, do të vendos shumë shpejt”, deklaroi Mourinho, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *