Franca ka publikuar listën zyrtare për Kupa e Botës, me trajnerin Didier Deschamps që ka përzgjedhur një grup lojtarësh me shumë cilësi dhe thellësi në çdo repart.
Sulmi i Francës paraqitet veçanërisht i fortë, me emra si Ousmane Dembélé, Kylian Mbappé, Michael Olise, Rayan Cherki, Désiré Doué, Marcus Thuram dhe Bradley Barcola.
Në mesfushë janë ftuar gjithashtu lojtarë me peshë si N’Golo Kanté, Adrien Rabiot, Manu Koné, Aurélien Tchouaméni dhe Warren Zaïre-Emery.
Franca konsiderohet sërish një nga favoritët kryesorë të turneut, falë një grupi të balancuar mes eksperiencës dhe talenteve të rinj që po shkëlqejnë në klubet më të mëdha të Europës.

