KUVENDI REFUZON INTERPELANCËN E PD PËR AKSHI-N, ARGUMENTON SE ÇËSHTJA ËSHTË NËN HETIM

KUVENDI REFUZON INTERPELANCËN E PD PËR AKSHI-N, ARGUMENTON SE ÇËSHTJA ËSHTË NËN HETIM

Kuvendi i Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kërkesave të Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke sqaruar se një debat i tillë nuk mund të zhvillohet pasi çështja është objekt hetimi penal.

Sipas qëndrimit zyrtar të Kuvendit, kërkesa e opozitës do të nënkuptonte zhvendosjen e një çështjeje që i përket ekskluzivisht organeve të drejtësisë në sallën parlamentare, çka do të krijonte, sipas tyre, një formë “gjykate politike” mbi materiale dhe informacione që nuk janë ende të konfirmuara nga institucionet gjyqësore.

Në argumentimin e tij, Kuvendi thekson se respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve kërkon që hetimet në zhvillim të mos ndërhyhen nga debatet parlamentare që mund të paragjykojnë procesin apo të ndikojnë në ecurinë e tij.

Kërkesa e Partisë Demokratike lidhej me çështje të ngritura publikisht për veprimtarinë e AKSHI-t, por institucioni parlamentar vlerëson se çdo trajtim i tyre duhet të presë përfundimin e hetimeve nga organet kompetente të drejtësisë.

Ky qëndrim pritet të sjellë reagime nga opozita, e cila ka kërkuar më herët transparencë dhe debat parlamentar për çështjen në fjalë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *