Një kamion është aksidentuar në autostradën e Kombit, pranë zonës së Kolsh.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe të shpëtojë pa pësuar lëndime serioze.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit të automjetit, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e kamionit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në segmentin e autostradës së Kombit.
