HUMBI JETËN NË SPITAL 17-VJEÇARI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI NË TIRANË

HUMBI JETËN NË SPITAL 17-VJEÇARI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI NË TIRANË

Ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tirana, pas disa ditësh në gjendje kritike.

I riu ishte transportuar menjëherë drejt Spitali i Traumës në gjendje të rëndë, pas plagosjes së ndodhur në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur teksa 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte një armë zjarri pa leje shokëve të tij. Në ato momente arma është shkrepur, duke e plagosur rëndë 17-vjeçarin në kokë.

Fillimisht, të rinjtë kishin deklaruar para hetuesve se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur adoleshentin të plagosur në oborr. Por më pas ata kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe dokumentimi i plotë i përgjegjësive ligjore lidhur me armën e zjarrit dhe dinamikën e plagosjes që përfundoi tragjikisht me humbjen e jetës së të riut.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *