Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka njoftuar se, për shkak të numrit të lartë të kërkesave për tërheqjen e pensioneve dhe shpërblimit të fundvitit 2025, është hapur përkohësisht sistemi i pagesave të pensioneve.
Sipas njoftimit zyrtar, afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të fundvitit është data 30 qershor 2026.
Për të përballuar fluksin e qytetarëve, të gjitha qendrat paguese të Postës Shqiptare do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditës së sotme deri në orën 14:00, duke u krijuar pensionistëve mundësinë të tërheqin si pensionin, ashtu edhe shpërblimin e fundvitit brenda afatit të përcaktuar.
ISSH u bën thirrje përfituesve që të paraqiten pranë qendrave paguese për të përfunduar procedurat e tërheqjes së pagesave, duke përfituar nga zgjatja e përkohshme e orarit të shërbimit.

