BRESHËRI GODITI KOLONJËN/ FERMERËT PA DËMSHPËRBLIM PREJ GJASHTË VITESH

BRESHËRI GODITI KOLONJËN/ FERMERËT PA DËMSHPËRBLIM PREJ GJASHTË VITESH

Stuhia që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në sektorin e bujqësisë. Në fshatin Kamnik të Kolonjës, një stuhi breshëri që zgjati rreth 15 minuta ka dëmtuar rëndë vreshtat e banorëve, të cilët merren tradicionalisht me kultivimin e rrushit.

Sipas informacioneve paraprake, pritet që një grup pune i Bashkisë Kolonjë të zbresë në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga fenomeni atmosferik.

Fermerët e zonës përballen prej vitesh me të njëjtin problem. Ky është viti i gjashtë radhazi që kultivuesit në Devoll, Korçë, Maliq dhe Kolonjë pësojnë dëme nga breshëri, ndërsa, sipas tyre, në asnjë rast nuk kanë përfituar dëmshpërblim.

Procedura parashikon që fillimisht të hartohen procesverbalet nga punonjësit e bashkive në bashkëpunim me specialistët e drejtorive të ekstensionit bujqësor, të cilat më pas i dërgohen Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për shqyrtim. Megjithatë, fermerët shprehen se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *