INSEKTET DËMTOJNË DHJETËRA HEKTARË MISËR NË MALIQ, FERMERËT KËRKOJNË NDËRHYRJE URGJENTE POR BASHKIA DHE SHTETI NUK DUKEN GJËKUNDI

INSEKTET DËMTOJNË DHJETËRA HEKTARË MISËR NË MALIQ, FERMERËT KËRKOJNË NDËRHYRJE URGJENTE POR BASHKIA DHE SHTETI NUK DUKEN GJËKUNDI

Fusha e Maliqit po përballet këtë vit me dëme të konsiderueshme në kulturën e misrit, si pasojë e përhapjes së insekteve, të cilat kanë prekur dhjetëra hektarë të mbjellë. Situata vjen në një kohë kur edhe efektet e ndryshimeve klimatike po rëndojnë çdo vit e më shumë mbi prodhimin bujqësor.

Përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit ka konfirmuar gjendjen e rënduar dhe ka bërë të ditur se po merren masa për të kufizuar përhapjen e dëmtuesve dhe për të shmangur dëme të mëtejshme në të mbjellat.

Ndërkohë, institucionet përkatëse janë ende në pritje të ndërhyrjeve konkrete në terren, ndërsa fermerët shprehen se situata përsëritet prej vitesh. Sipas tyre, reagimi i vonuar i autoriteteve ka përkeqësuar dëmet, të cilat janë tashmë të konsiderueshme.

Fermerët paralajmërojnë se çdo vonesë e mëtejshme në ndërhyrje rrezikon zgjerimin e përhapjes së insektit edhe në sipërfaqe të tjera të mbjella me misër në zonë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *