GJKKO DËRGON NË GJYQ PESË TË AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE DHE GRUP KRIMINAL

GJKKO DËRGON NË GJYQ PESË TË AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE DHE GRUP KRIMINAL

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, mes tyre trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vendimi është marrë në seancën paraprake të zhvilluar më 1 qershor 2026 nga gjyqtarja Olkeda Lice, e cila pranoi kërkesën e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për kalimin e çështjes në gjykim.

Të pandehurit që do të përballen me procesin gjyqësor janë Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza.

Sipas dosjes hetimore, pesë të akuzuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale të “trafikimit të narkotikëve”, “kultivimit të bimëve narkotike”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

Me këtë vendim, GJKKO ka mbyllur fazën e seancës paraprake dhe ka urdhëruar kalimin e çështjes për shqyrtim në themel. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.

Procesi tashmë do të vijojë në gjykimin kryesor, ku do të shqyrtohen provat dhe pretendimet e palëve lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *