FINALJA E BOTËRORIT 2026 DO TË TRANSMETOHET NË CENTRAL PARK, 50 MIJË TIFOZË DO TA NDJEKIN FALAS

FINALJA E BOTËRORIT 2026 DO TË TRANSMETOHET NË CENTRAL PARK, 50 MIJË TIFOZË DO TA NDJEKIN FALAS

Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, ka njoftuar një iniciativë të veçantë për tifozët e futbollit gjatë finales së Botërorit FIFA 2026. Sipas tij, qytetarët nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë mijëra dollarë për të përjetuar atmosferën e finales, pasi më 19 korrik ndeshja do të transmetohet në ekran gjigant në Central Park.

Parku ikonë i qytetit do të shndërrohet në një “stadium paralel”, me kapacitet për rreth 50 mijë spektatorë. Pjesëmarrësit do të përzgjidhen përmes një shorti, ndërsa organizatorët kanë parashikuar që 10 mijë bileta të shpërndahen falas për futbollin e moshave.

Për 40 mijë vendet e tjera do të aplikohet një tarifë simbolike, me qëllim që sa më shumë tifozë të kenë mundësi të ndjekin nga afër ngjarjen më të madhe të futbollit botëror.

Mamdani, i njohur si një adhurues i madh i sportit, bëri të ditur se ka negociuar personalisht me presidentin e FIFA-s për të siguruar 1 mijë bileta për banorët rezidentë të New York-ut me një çmim simbolik prej 50 eurosh.

Ndërkohë, autoritetet presin një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh gjatë turneut. Sipas parashikimeve, vetëm në New York pritet të mbërrijnë mbi 1 milion turistë që do të udhëtojnë enkas për finalet e Botërorit FIFA 2026.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *