Ervin Salianji takim me intelektualët: “Është deformuar sistemi politik, dorëheqja s’njihet”.

Ervin Salianji takim me intelektualët: “Është deformuar sistemi politik, dorëheqja s’njihet”.

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me intelektualë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku ka ngritur shqetësime për funksionimin e sistemit politik në vend.

Gjatë diskutimit, Salianji ka kritikuar mënyrën se si operojnë partitë politike në Shqipëri, duke theksuar mungesën e rregullave të qarta dhe deformimin e proceseve demokratike brenda tyre. Ai ka nënvizuar nevojën urgjente për ndërhyrje ligjore që të rregullojnë funksionimin e partive dhe zgjedhjet e brendshme.

“Duhet një rregullim ligjor për mënyrën si funksionojnë partitë politike, duke krijuar një komision që mbikëqyr zgjedhjet brenda partiake. Dy kryetarët e partive kryesore politike në Shqipëri, kur vjen puna te kontrolli i partive, bëhen bashkë – ndryshon vetëm retorika,” u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Salianji u ndal edhe te zhvillimet e fundit në sistemin zgjedhor, duke theksuar se ndryshimet e vitit 2024 e kanë përkeqësuar situatën.

“Sistemi zgjedhor është përkeqësuar. Qytetarët nuk zgjedhin më realisht përfaqësuesit e tyre, ndërsa kryetarët e partive kanë kontroll të plotë mbi listat,” deklaroi ai.

Takimi vjen në një moment kur në skenën politike po përflitet mundësia që Salianji të sfidojë Sali Berisha në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, të planifikuara për 23 maj. Edhe pse pa e konfirmuar drejtpërdrejt kandidimin, deklaratat e tij janë interpretuar si një sinjal për një ambicie të tillë politike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *