E RËNDË NË KAMËZ, 27-VJEÇARI HUMB JETËN PASI RA NË KONTAKT ME TELAT E TENSIONIT TË LARTË

E RËNDË NË KAMËZ, 27-VJEÇARI HUMB JETËN PASI RA NË KONTAKT ME TELAT E TENSIONIT TË LARTË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, rreth orës 20:00, i riu me inicialet R. T., rreth 27 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, Kamëz. Mësohet se i riu po kryente punime për rregullimin e depozitës së ujit, e cila ndodhej mbi çatitë e banesës.

Gjatë punës, dyshohet se 27-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilët ndodheshin mbi banesë.

Si pasojë e goditjes së fortë elektrike, i riu ka marrë dëmtime të rënda. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak kohë pas mbërritjes në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e saj.

Hetimet vijojnë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *