Durrës, 13 raste të drejtuesve të automjeteve proceduar penalisht për korrupsion ndaj Policisë Rrugore

Durrës, 13 raste të drejtuesve të automjeteve proceduar penalisht për korrupsion ndaj Policisë Rrugore

Në Durrës janë regjistruar dy raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, duke e çuar në 13 numrin e drejtuesve të automjeteve të arrestuar ose proceduar penalisht për këtë vepër.Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Durrës–Tiranë”, shërbimet e Policisë ndaluan një kamion të drejtuar nga shtetasi D. R., pasi u konstatua duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Gjatë verifikimeve, ai ka tentuar të shmangë masën administrative duke u ofruar efektivëve 25 euro.Një rast i ngjashëm u evidentua edhe në zonën e Spitallës, ku u ndalua një tjetër drejtues kamioni, shtetasi K. T., i cili gjithashtu po përdorte celularin gjatë drejtimit. Për të shmangur ndëshkimin, ai u ka ofruar punonjësve të Policisë shumën prej 2000 lekësh.Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, e cila ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve në fjalë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe paralajmëron masa të rrepta ndaj çdo tentative për të shmangur ligjin përmes korrupsionit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *