Dua Lipa ka paditur gjigantin teknologjik Samsung në një gjykatë amerikane, duke kërkuar 15 milionë dollarë dëmshpërblim për përdorimin e paautorizuar të imazhit të saj.
Padia lidhet me përdorimin e një fotografie të këngëtares në kutitë e televizorëve Samsung të shitur në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatën Federale të Distriktit Qendror të Kaliforni.
Në dokumentet ligjore thuhet se fituesja e Grammy Awards nuk ka hyrë në asnjë marrëveshje me Samsung për përdorimin e figurës së saj, ndërsa paketimet e televizorëve krijonin përshtypjen sikur ajo kishte dhënë miratimin zyrtar.
Sipas padisë, kompania ka përfituar duke krijuar “një lidhje të rreme të nënkuptuar” mes këngëtares dhe produkteve të saj.
“Zonja Lipa e ngre këtë padi kundër Samsung për shkelje të të drejtave të autorit, shkelje të markës tregtare dhe cenim të së drejtës së saj mbi imazhin publik, me qëllim që të marrë dëmshpërblim për shfrytëzimin masiv, të vazhdueshëm dhe të paautorizuar të figurës dhe imazhit të saj në kutitë kartonike të televizorëve”, thuhet në dokumentet e gjykatës.
Avokatët e artistes pretendojnë gjit
