Një koment i legjendës së muzikës rock Rod Stewart gjatë një takimi me Charles III është bërë viral në rrjetet sociale.
Biseda mes tyre ndodhi më 11 maj gjatë ceremonisë për 50-vjetorin e King’s Trust, e zhvilluar në Royal Albert Hall.
Teksa përshëndeste Mbretin pas vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Stewart e përgëzoi për mënyrën si kishte përfaqësuar Britaninë dhe, duke iu referuar presidentit amerikan Donald Trump, tha:
“Ishit fantastik. Ia treguat vendin atij maskarai të vogël”.
Komenti shkaktoi buzëqeshje te Mbreti Charles, i cili reagoi me sportivitet përpara se të vijonte takimet me të ftuarit e tjerë të mbrëmjes, mes tyre edhe Ronnie Wood.
Në ceremoninë festive morën pjesë edhe emra të njohur të artit dhe kinemasë, si Benedict Cumberbatch, Idris Elba, Lily Collins, David Oyelowo, Rita Ora, si dhe George Clooney dhe Amal Clooney.
