DETAJE TË REJA PËR EKZEKUTIMIN NË REPS, RINDËRTOHEN LËVIZJET E VIKTIMËS

DETAJE TË REJA PËR EKZEKUTIMIN NË REPS, RINDËRTOHEN LËVIZJET E VIKTIMËS

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri 45-vjeçari Valter Lleshi.

Sipas veprimeve hetimore dhe dëshmive të mbledhura deri tani, është rindërtuar lëvizja e tij para atentatit. Viktima kishte dalë nga banesa në Rrëshen rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ishte nisur drejt vendit të punës, në një kompani të nxjerrjes së bazaltit në Reps, ku ishte i punësuar.

Rreth dy kilometra para vendit të ngjarjes, personi që e shoqëronte në automjet ka zbritur në një lokal përgjatë rrugës, ndërsa Lleshi ka vijuar i vetëm udhëtimin drejt kompanisë.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të atentatit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *