ë Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili nuk ka qenë i pranishëm në proces.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka deklaruar se është vënë në dijeni për seancën, por nuk ka pranuar të marrë pjesë, duke argumentuar se nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale të çështjes.
Në një deklaratë të tij, Veliaj ka theksuar se gjykata nuk ka zbatuar dispozitat ligjore që, sipas tij, i garantojnë të drejtën për të marrë pjesë si person i lirë në sallën e gjyqit.
Edhe avokati i tij ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se dokumentacioni është dorëzuar vetëm në orët e pasdites dhe se klienti i tij nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me materialet dhe për të përgatitur mbrojtjen.
Nga ana tjetër, prokurori ka kundërshtuar kërkesën për shtyrje, duke theksuar se aktet në fjalë lidhen me episode të veçanta dhe persona të tjerë të përfshirë në çështje, ndaj nuk përbëjnë shkak për shtyrje të procesit.
Pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, gjykata vendosi të vijojë seancën, duke arsyetuar se vënia në dispozicion e akteve të kërkuara nuk përbën arsye për ndërprerjen apo shtyrjen e gjykimit.

