Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, drejtuesi i mjetit, Amarildo Islamaj, 32 vjeç nga Vlora, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy anët e saj.
Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit dëmtime të rënda që i morën jetën në vendngjarje. Gjithashtu, i plagosur rëndë ka mbetur edhe një pasagjer që udhëtonte me të, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë është raportuar një tjetër aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një furgoni. Autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave edhe të kësaj ngjarjeje.

