Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas largimit nga Partia Socialiste dhe polemikave të shumta që kanë shoqëruar këtë vendim.
Në një mesazh të publikuar online, Koçeku i është drejtuar familjes Bajraj në Shkodër, duke lënë të kuptohet se familjarët e saj janë kërcënuar. Ajo paralajmëron se do të reagojë në mënyrë të ashpër nëse, sipas saj, familjes së saj i ndodh ndonjë gjë.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.
Deklarata ka ngjallur reagime dhe debat në rrjetet sociale.

