BURRI DOGANIER I RAMËS, GRUAJA KRYETARE E DEGËS SË PD-SË TË BERISHËS, SPAHO SHIGJETON EDA GRIMCIN.

BURRI DOGANIER I RAMËS, GRUAJA KRYETARE E DEGËS SË PD-SË TË BERISHËS, SPAHO SHIGJETON EDA GRIMCIN.

Ish-deputeti i Edmond Spaho ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke shënjestruar drejtuesen e degës nr. 9 të Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë, Eda Grimci.

Në një status në Facebook, Spaho ka komentuar faktin që bashkëshorti i saj, Eugent Grimci, është punonjës në sistemin doganor, duke ngritur akuza për kontradikta politike brenda opozitës.

Ai shkruan se është problematike, sipas tij, që një drejtues lokal i PD-së të akuzojë të tjerët për lidhje me qeverinë, ndërkohë që ka lidhje familjare me administratën shtetërore.

“Po kur ke burrin drejtor dogane dhe vetë je kryetare dege e PD si quhet? Dhe si pushon goja por leh gjithë ditën në Facebook dhe studio televizive…”, – shkruan Spaho në reagimin e tij.

Deklarata ka sjellë reagime dhe debate brenda kampit opozitar, duke rikthyer në vëmendje tensionet dhe përplasjet e brendshme në Partia Demokratike e Shqipërisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *