BABAI I ERVIS MARTINAJT PARAQITET NË GJKKO

BABAI I ERVIS MARTINAJT PARAQITET NË GJKKO

Mustafa Martinaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga pamjet e publikuara, Mustafa Martinaj shihet duke hyrë i vetëm në godinën e Gjykatës së Posaçme.

Ai është babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej kohësh dhe për fatin e të cilit vijojnë hetimet.

Më herët, Mustafa Martinaj ka deklaruar publikisht se ka dorëzuar informacione dhe prova që sipas tij tregojnë vendndodhjen e trupit të pajetë të djalit të tij, duke pretenduar se Ervis Martinaj është vrarë.

Sipas tij, të dhënat dhe pretendimet e paraqitura nuk janë marrë në konsideratë nga autoritetet hetimore.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *