Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar për dhunën ndaj analistit Ilir Demalia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, sipas raportimeve të gazetares Xhensila Kodra.
Në pranga është vënë Roland Sula, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj Demalias, ngjarje e ndodhur mesditën e së mërkurës, sapo analisti kishte dalë nga banesa e tij.
Sipas deklarimeve të vetë Demalias në polici, konflikti nuk ka pasur motive politike, por është shkaktuar nga arsye të konsideruara banale. Ai ka pretenduar se dhunuesi, një banor i së njëjtës lagje, e akuzonte se kishte njoftuar policinë për vendosjen e gjobave ndaj automjeteve të parkuara gabim në zonë.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.

