Një gjykatë në Suedi ka urdhëruar kompaninë Google të paguajë rreth 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim për shkelje të ligjit antitrust, në një çështje të ngritur nga platforma PriceRunner, në pronësi të Klarna.
Vendimi vjen pas akuzave se Google ka favorizuar shërbimin e vet të krahasimit të çmimeve në rezultatet e kërkimit, duke dëmtuar konkurrencën në tregun evropian. Sipas gjykatës, ky është një nga dëmshpërblimet më të mëdha të dhëna ndonjëherë në një çështje antitrust në Suedi.
PriceRunner kishte kërkuar fillimisht rreth 2.1 miliardë euro kompensim, duke pretenduar humbje fitimesh në disa tregje evropiane gjatë viteve të fundit.
Nga ana e saj, Google ka deklaruar se nuk pajtohet me vendimin dhe po shqyrton hapat e mëtejshëm ligjorë, duke theksuar se ka bërë ndryshime në shërbimet e saj të blerjeve që prej vitit 2017.
Vendimi është ende i apelueshëm, ndërsa tregjet financiare reaguan menjëherë, me rënie të lehtë të aksioneve të Alphabet dhe rritje të aksioneve të Klarna.

