AMP zbulon skemën që thotë se ishte krijuar nga kupola policore

AMP zbulon skemën që thotë se ishte krijuar nga kupola policore

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar me iniciativë disa punonjës policie në detyra kryesisht drejtuese në Sarandë, pas asaj që u cilësua si skandali i ndërtimeve pa leje në nisje të sezonit turistik dhe në kulmin e propagandës qeveritare kundër kësaj dukurie. Zyrtarët e ndaluar nga AMP janë

Komisar Gëzim Bashllari me detyrë Shef Komisariati, Nënkomisar Andi Duro specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Ismailaj specialist për rendin, dhe Inspektor Robert Çullaj specialist zone.

​Ndaj këtyre zyrtarëve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale të kryera në bashkëpunim, specifikisht “Shpërdorim detyre” (neni 248 i Kodit Penal), “Kryerja e veprimeve arbitrare” (neni 250 i Kodit Penal) dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” (neni 251 i Kodit Penal). Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.​Sipas të dhënave të siguruara, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në këtë territor. Ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar, AMP deklaron se mbetet e vendosur për të goditur çdo formë abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht funksionit apo pozicionit të personave të përfshirë. Në mbyllje, agjencia inkurajon dhe mbështet çdo denoncim të ardhur nga qytetarët dhe mediat, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe verifikim të plotë të çdo informacioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe rritjes së besimit publik.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *