Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”, priten kapituj të rinj negociatash me BE-në

Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”, priten kapituj të rinj negociatash me BE-në

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur votën e përbashkët të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend për miratimin e rezolutës që lidhet me procesin e integrimit europian të vendit. Përmes një komunikimi në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim”, kreu i qeverisë e cilësoi këtë bashkim votash si një zhvillim mjaft pozitiv dhe një sinjal me rëndësi të veçantë për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.​“Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme është me vlerën e vet,” deklaroi Rama. Ai nënvizoi se unifikimi i qëndrimeve politike përballë agjendës europiane mbetet i mirëseardhur, pavarësisht se sipas tij, ky hap i opozitës erdhi në mënyrë të papritur dhe të ngutur.​Më tej, shefi i ekzekutivit siguroi se procesi i integrimit të Shqipërisë është tashmë i pandalshëm dhe se nuk ekziston asnjë rrezik për bllokimin e tij. Sipas Ramës, vendi pritet të kalojë së shpejti në një fazë tjetër tjetër madhore të këtij rrugëtimi, që parashikon hapjen e kapitujve të rinj të negociatave dhe nisjen e procesit për mbylljen graduale të tyre.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *