Situata pranë perimetrit të sigurisë së Kuvendit ka hyrë në tension, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e disa qytetarëve që ndodheshin në zonën ku po zhvillohet protesta.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë ndaluar disa persona të cilët ndodheshin në anë të rrugës, pranë një biznesi në afërsi të Parlamentit.
Mes të shoqëruarve raportohet të jetë edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e sakta të shoqërimeve, ndërsa situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar.
Vijon…

