TIRANË/ ARRESTOHEN DY PERSONA, DYSHOHET SE MBAJTËN PENG DHE KËRCËNUAN NJË KLIENTE NË DYQAN

TIRANË/ ARRESTOHEN DY PERSONA, DYSHOHET SE MBAJTËN PENG DHE KËRCËNUAN NJË KLIENTE NË DYQAN

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, të dyshuar për një ngjarje të ndodhur në zonën e ish-Doganës.

Sipas njoftimit zyrtar, dy personat dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në një dyqan elektroshtëpiakesh kanë kanosur një kliente, i kanë kufizuar lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në zonën e Ish-Dogana, ndërsa situata ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të Policisë për të normalizuar gjendjen.

Gjatë ndërhyrjes, dy të arrestuarit kanë kundërshtuar efektivët, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore të të përfshirëve.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *