POGRADEC/ 69-VJEÇARJA NË GJENDJE KRITIKE PAS DHUNËS

POGRADEC/ 69-VJEÇARJA NË GJENDJE KRITIKE PAS DHUNËS

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen 1 të qytetit të Pogradec, ku një çift të moshuarish është përfshirë në një incident dhune në familje.

Sipas të dhënave paraprake, çifti Muhamet Shembilko, 78 vjeç, dhe Sherife Shembilko, 69 vjeçe, jetonin vetëm në banesën e tyre, ndërsa fëmijët ndodhen në emigracion.

Fqinjët kanë njoftuar Policinë pasi kanë dëgjuar zhurma të forta që vinin nga banesa. Në vendngjarje, efektivët kanë gjetur 69-vjeçaren me plagë të rënda në kokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 78-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me një shkop, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

E plagosura është transportuar fillimisht në Spitalin e Pogradecit dhe më pas është dërguar me helikopter drejt Spitali i Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë shoqëruar 78-vjeçarin dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *