PARLAMENTI EVROPIAN/ SHQETËSIME SERIOZE PËR LIRINË E MEDIAS DHE SULMET NDAJ GAZETARËVE NË SHQIPËRI

PARLAMENTI EVROPIAN/ SHQETËSIME SERIOZE PËR LIRINË E MEDIAS DHE SULMET NDAJ GAZETARËVE NË SHQIPËRI

Parlamenti Evropian ka publikuar raportin për Shqipërinë 2026, ku një nga pikat kryesore lidhet me lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Në dokument shprehet dënim i fortë ndaj retorikës anti-media nga zyrtarë të lartë, duke u theksuar se janë evidentuar sulme verbale, fushata denigruese dhe raste të ngacmimit online ndaj gazetarëve, përfshirë edhe forma mizogjiniste. Sipas raportit, këto raste shpesh kanë në shënjestër gazetarët që raportojnë mbi korrupsionin, drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Raporti ngre gjithashtu shqetësim për numrin e lartë të padive ndaj gazetarëve (SLAPP), duke theksuar se kuadri ligjor për shpifjen dhe fyerjen ende nuk është përafruar plotësisht me standardet evropiane.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me transparencën e pronësisë së medias, ku kërkohet më shumë qartësi mbi konfliktet e interesit të pronarëve të mediave dhe mënyrën e shpërndarjes së reklamave shtetërore, me qëllim garantimin e pavarësisë editoriale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *