ITALI/ GODITET RRJET DROGE, ARRESTOHEN NJË SHQIPTAR DHE NJË ITALIAN

ITALI/ GODITET RRJET DROGE, ARRESTOHEN NJË SHQIPTAR DHE NJË ITALIAN

Autoritetet italiane kanë finalizuar një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike në zonën e Vicenza, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge.

Operacioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza në afërsi të Recoaro Terme, duke çuar në pranga një shtetas shqiptar 25-vjeçar dhe një shtetas italian 65-vjeçar, të dy me banim në provincën e Vicenzës.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar 11.4 kilogramë marijuanë, si dhe sasi të tjera droge dhe para cash, të dyshuara si të lidhura me aktivitetin kriminal.

Sipas hetimeve paraprake, dy të arrestuarit janë pikasur gjatë një patrullimi rutinë, pasi u vunë re në rrethana të dyshimta duke shkëmbyer një shumë të konsiderueshme parash. Më pas, policia ndërhyri dhe gjatë kontrollit të automjetit gjeti drogën e fshehur në një hapësirë të modifikuar.

Hetimet për këtë rast vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e dyshuar të trafikut.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *