AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË, DY TË PLAGOSUR PAS PËRPLASJES SË AUTOMJETEVE

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË, DY TË PLAGOSUR PAS PËRPLASJES SË AUTOMJETEVE

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në drejtim të Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është përplasur me një kamionçinë, duke e goditur atë nga pas me forcë të madhe. Si pasojë e aksidentit, dy personat që ndodheshin në fuoristradë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin trajtim mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet hetimore dhe procedurale për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë e fuoristradës, e cila nuk ka arritur të frenojë në kohë në afërsi të rrethrrotullimit, duke goditur mjetin përpara.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *