Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupit të një 37-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur një ditë më parë në Liqeni i Ulzës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Laçi po lëvizte me një motor uji në liqen, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë, duke mos arritur të dalë më në sipërfaqe.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar familjarë të viktimës, banorë të zonës, forca të Policisë së Shtetit si dhe polumbarë të specializuar, të cilët kanë vijuar kërkimet përgjatë gjithë ditës. Pavarësisht përpjekjeve, deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e trupit.
Autoritetet kanë bërë me dije se operacioni do të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa paralelisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.

