UNICEF/ GATI NJË MILIARD FËMIJË TË EKSPOZUAR NDAJ RREZIQEVE KLIMATIKE TË MBIVENDOSURA

UNICEF/ GATI NJË MILIARD FËMIJË TË EKSPOZUAR NDAJ RREZIQEVE KLIMATIKE TË MBIVENDOSURA

Një raport i ri i publikuar nga UNICEF ngre alarmin për ndikimin e ndryshimeve klimatike te fëmijët në mbarë botën, duke bërë të ditur se gati një miliard prej tyre janë të ekspozuar ndaj të paktën tre rreziqeve klimatike që mbivendosen.

Sipas raportit, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale po shtojnë frekuencën dhe intensitetin e fenomeneve ekstreme si thatësirat, uraganet apo ciklonet dhe valët e të nxehtit, duke rritur rrezikun për komunitetet më të ndjeshme.

UNICEF ka analizuar të dhënat gjeografike të rreth 2.4 miliardë fëmijëve në botë, duke i kryqëzuar ato me shpërndarjen e tetë rreziqeve më të shpeshta klimatike: përmbytjet bregdetare, përmbytjet nga lumenjtë, thatësirat, stuhitë tropikale, valët e të nxehtit, nxehtësia ekstreme mbi 35°C, zjarret dhe stuhitë e rërës.

Raporti thekson se në shumë rajone të botës, fëmijët përballen njëkohësisht me disa prej këtyre fenomeneve, duke krijuar një situatë të ashtuquajtur “kaskadë fatkeqësish”, e cila është intensifikuar ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit.

Agjencia e OKB-së paralajmëron se grupet më të prekura janë fëmijët që jetojnë në rajone me infrastrukturë të dobët dhe akses të kufizuar në shërbime bazë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për të zbutur efektet e krizës klimatike në brezat e ardhshëm.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *