TENTATIVË GRABITJEJE NË SHKOZË, ARRESTOHET NË FLAGRANCË AUTORI

TENTATIVË GRABITJEJE NË SHKOZË, ARRESTOHET NË FLAGRANCË AUTORI

Një pikë këmbimi valutor është tentuar të vidhet mëngjesin e së premtes në zonën e Shkozës në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur një armë lodër, e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes për të kanosur punonjësit e subjektit.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar nëse autori ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi rastin.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *