PROTESTUESIT THIRRJE PËR MOBILIZIM MASIV: “TË JEMI SA MË SHUMË KUNDËR ANTIMITINGUT TË RAMËS”

PROTESTUESIT THIRRJE PËR MOBILIZIM MASIV: “TË JEMI SA MË SHUMË KUNDËR ANTIMITINGUT TË RAMËS”

Një thirrje e fortë për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së sotme është shpërndarë nga protestuesit, teksa lëvizja kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 12-të. Qytetarët kërkojnë një mobilizim edhe më të madh, pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e një antimitingu në Sheshin “Italia”, në të njëjtin orar me tubimin opozitar.

Reagimi i protestuesve ka qenë i menjëhershëm. Organizatorët dhe qytetarët aktivë u kanë bërë thirrje shqiptarëve nga e gjithë vendi që të mbushin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të treguar, sipas tyre, forcën qytetare përballë asaj që e cilësojnë si një përpjekje të kryeministrit për të demonstruar mbështetje përmes administratës shtetërore.

Nesër të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!”, është mesazhi që ka qarkulluar gjerësisht pas përfundimit të protestës së një dite më parë.

Një vëmendje e veçantë në këto thirrje u është kushtuar punonjësve të administratës publike. Protestuesit pretendojnë se një pjesë e tyre po detyrohen të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga mazhoranca dhe kërkojnë që administrata të mos përdoret si instrument politik.

Sipas tyre, punonjësit e shtetit duhet të rreshtohen në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim dhe jo të shërbejnë si “mburojë” për pushtetin.

Për protestuesit, pjesëmarrja sa më e gjerë në tubimin e sotëm shihet si mënyra e vetme për t’iu kundërvënë asaj që ata e konsiderojnë një tentativë për të krijuar një imazh artificial të mbështetjes ndaj qeverisë.

Ndërkohë, pritet të shihet se si do të zhvillohen dy tubimet e paralajmëruara në kryeqytet dhe cili do të jetë reagimi i autoriteteve për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tyre.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *