AKSIDENT TRAGJIK NË LAKNAS, HUMB JETËN 48-VJEÇARI PAS PËRPLASJES ME NJË AUTOMJET

AKSIDENT TRAGJIK NË LAKNAS, HUMB JETËN 48-VJEÇARI PAS PËRPLASJES ME NJË AUTOMJET

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Laknasit, duke i marrë jetën një 48-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur një automjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet E. V., 20 vjeç, është përplasur me një motomjet, në drejtimin e të cilit ndodhej shtetasi L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 48-vjeçari ka pësuar plagë të rënda dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *