ARRESTOHET 38-VJEÇARI NË FIER, KAPET ME KOKAINË DHE NËN EFEKTIN E ALKOOLIT NË TIMON

ARRESTOHET 38-VJEÇARI NË FIER, KAPET ME KOKAINË DHE NËN EFEKTIN E ALKOOLIT NË TIMON

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Penalitetet”, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike dhe duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në automjet dhe më pas në banesën e tij, u gjetën 33 doza kokaine të dyshuara si të përgatitura për shitje, si dhe një peshore elektronike dhe katër celularë, të cilët u sekuestruan nga policia.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor “Fiershegan-Krutje”, ku shërbimet e Policisë Rrugore ndaluan për kontroll automjetin e drejtuar nga shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë verifikimeve, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit, ndërsa më tej u konstatua se automjeti nuk ishte i pajisur me siguracionin e detyrueshëm. Për këto shkelje, ai u ndëshkua edhe me masë administrative në vlerën totale prej 55 000 lekësh.

Policia vijon se pas kontrolleve të thelluara u evidentua edhe posedimi i lëndës narkotike, çka çoi në arrestimin e tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *