KONFLIKT NË VELIPOJË, QËLLOHET ME ARMË ZJARRI NË AJËR

KONFLIKT NË VELIPOJË, QËLLOHET ME ARMË ZJARRI NË AJËR

Një incident i rëndë është regjistruar në zonën turistike të Velipojës, ku një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përplasje fizike dhe përdorim arme zjarri.

Sipas burimeve paraprake, disa persona janë përfshirë fillimisht në një sherr, i cili ka kaluar në dhunë fizike me grushte. Gjatë konfliktit, një prej shtetasve është dhunuar dhe është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në kulmin e përplasjes, një nga personat e përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Policia ka identifikuar të dyja palët e përfshira në konflikt dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si dhe për identifikimin e personit që ka përdorur armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit, të cilat mbeten ende të paqarta.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *