Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Morinë–Kukës, ku një 43-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja po udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë me një automjet tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare, kur për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
