Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një i ri rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, duke marrë një plagë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetuesit po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Hetimet vijojnë.
