Momente frike janë përjetuar gjatë ndeshjes miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, ku futbollisti danez Christian Eriksen ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës, duke rikthyer kujtimet e trishta të incidentit të rëndë që pësoi gjatë Kampionatit Europian në vitin 2021.
Pesë vite pas kolapsit dramatik në sfidën ndaj Finlandës në “Euro 2021”, Eriksen ka shqetësuar sërish tifozët dhe botën e futbollit, pasi u rrëzua në tokë gjatë miqësores kundër Ukrainës. Fatmirësisht, këtë herë situata duket të ketë qenë më pak e rëndë, pasi mesfushori u përmend shpejt dhe u ngrit vetë në këmbë për t’u drejtuar drejt autoambulancës, përpara se të transportohej në spital për kontrolle të mëtejshme.
Për shkak të incidentit, ndeshja Danimarkë–Ukrainë u ndërpre përkohësisht, ndërsa pritja për informacione mbi gjendjen e lojtarit shkaktoi ankth te tifozët.
Më vonë, Danish Football Association qetësoi opinionin publik përmes një reagimi zyrtar:
“Christian Eriksen është i vetëdijshëm, është mirë.”
Edhe mjeku i përfaqësueses daneze, Morten Boesen, dha detaje mbi situatën:
“Christian është mirë në këto momente. Ishte vetë ai që na kërkoi të shkonim në spital me ambulancë, kjo ishte një shenjë e mirë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me mjekët. Në këndvështrimin tim, pajisja që Eriksen ka e bëri punën si duhet”, u shpreh Boesen.
Gjendja e futbollistit vijon të monitorohet nga mjekët, ndërsa tifozët presin informacione të tjera zyrtare mbi shëndetin e tij.
