Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor.
Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë incidentit është plagosur edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili ndodhet nën kujdesin e autoriteteve.
Rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për zbardhjen e dinamikës së plotë të incidentit.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar në orët në vijim për të dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
Vijon…
