KONSEISAO DREJT LARGIMIT NGA AL ITIHAD, LAJM I MIRË PËR MARIO MITAJN

KONSEISAO DREJT LARGIMIT NGA AL ITIHAD, LAJM I MIRË PËR MARIO MITAJN

Serxho Konseisao pritet të largohet nga Al Ittihad Club, ndërsa palët janë në proces për përfundimin e bashkëpunimit dhe mungon vetëm zyrtarizimi i vendimit.

Edhe pse nuk ka kaluar as një vit në Arabinë Saudite, trajneri portugez raportohet se është i vendosur të rikthehet në Europë.

Ky zhvillim konsiderohet pozitiv për mbrojtësin shqiptar Mario Mitaj, i cili gjatë drejtimit të Konseisaos – ashtu si edhe nën paraardhësin Laurent Blanc – nuk ka qenë pjesë e rregullt e formacionit në ndeshjet e kampionatit, shpesh duke mbetur jashtë skuadre për shkak të kufizimeve të lojtarëve të huaj.

Konseisao ka drejtuar gjithsej 41 ndeshje me Al Itihad, duke regjistruar 21 fitore, 7 barazime dhe 13 humbje.

Sezoni i fundit u mbyll me klubin në vendin e pestë, një rezultat që konsiderohet zhgënjyes për objektivat e ekipit në kampionatin vendas, ku nuk arriti të ishte konkurrues për titullin kampion.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *